Mami, Babi, Daja/Axha, Tezja/Halla, Gjyshi, Gjyshja, Familja:

Letters for Black Lives
Letters for Black Lives
4 min readJun 8, 2020

--

Ky eshtë versioni I letrës në gjuhën Shqipe që eshtë krijuar nga “Letters for Black Lives” (“Letra Për Jeten e Njerëzve Te Zinj/Zi”), I cili eshtë një projekt I vazhdueshëm për njerëzit për të krijuar dhe perkthyer shkrime qe mbështesin njerëzit te Zinj/Zi në mbrojtje të keqtrajtimit qe përjetojnë dhe në unitet me lëvizjen qe quhet #BlackLivesMatter (“#Jeta e Njerëzve të Zinj/Zi ka rendësi”). Letra u shkrua dhe u perkthye ne bashkëpunim me qindra njerëz qe duan të kenë biseda të ndershme dhe të respektueshme me prindërit e tyre për një situatë qe është e rendësishme për ta.

Ne duhet të flasim.

Ndoshta ju nuk keni shum shoke/shoqe, kolegë, ose njerez të njofshem te Zinj/Zi, por une kam. Njerëzit te Zinj/Zi jane një pjesë thelbësor e jetes sime: janë miqtë e mi, komshijet e mi, dhe familja ime. Unë kam frikë për ata.

Kohët e fundit, në Minnesota, një oficer i policisë i bardh vrau një njeri te Zi qe eshtë quajt George Floyd dukë ja shtypur qafen me gju për gati 9 minuta — — — dukë injoruar qarjën e George-it sepse ai nuk mund të merr frymë. Dy oficerë të tjerë te policisë I ndihmuan oficerit të parë për ta mbajtur Floyd në tokë, ndersa I katërti oficer që ishte Aziatik, qendroi roje dhe nuk nderhyri. Floyd nuk eshtë vetem: Tash më ketë vit, oficerët e policisë e vranë Dreasjon Reed në Indiana, Tony McDade në Florida në Maj, dhe Breonna Taylor në Kentucky në Mars. Një ish-detektiv vrau Ahmaud Arbery në Georgia në Shkurt.

Fatkeqësisht, policia nuk pati asnjë pasojë për vrasjeve të njerezve te Zinj/Zi, edhe kur kto situata kanë qenë në të gjitha mediat/rrjetet sociale. Imagjino sa më shumë raste janë të paregjistruar ose të padukshëm.

Ky eshtë një realitet I t’merrshëm me të cilin njerëzit të Zinj/Zi për te cilët më interesojn, e përjetojnë çdo ditë.

Ti ndoshta mendon: Edhe ne Shqiptarët jemi pakicë. Ne kemi arritur të vijmë në Amerikë me kurgjo dhe kemi bërë jetë të mirë për në, pavaresisht diskriminimit. Pra pse nuk munden edhe ata?

Unë dua t’ju tregoj perspektivën time për këtë situatë. Unë po ju them nga dashuria/zemra ime, sepse dua qe ne të gjithë, të bejmë më mirë.

Zakonisht, kur ne ecim në rrugë, njerëzit nuk na shohin si kërcënim. Ne nuk I lojm shtëpitë tona dukë menduar nese do të kthehemi apo jo atë ditë. Ne nuk kemi frikë se mund të vdesim nese na ndal policia.

Ky nuk eshtë rasti për miqtë tanë të Zinj/Zi.

Shumica dërrmuese e Amerikanëve të Zinj/Zi janë pasardhës të njerëzve qe janë shitur në skllavëri dhe u sollën këtu kundër vullnetit të tyre. Me shekuj, komunitetet, familjet, dhe trupat e tyre janë abuzuar si pronë për fitim. Edhe pas skllavërisë, qeveria nuk I lejon ata të ndërtojnë jetën e tyre — — qeveria u ka mohuar atyre ligjërisht të drejtën për të votuar, për të shkollohen, ose të zotërojnë shtëpija dhe biznese. Këto pabarazi zbatohën nga policia dhe burgjet — — — të cilat vijnë nga një histori e oficerëve të Bardhë qe patrullonin skllevërit që ishin njerëz te Zinj/Zi se bashku me plantacionet ne te cilat u abuzuan njerëzit te Zinj/Zi. Njerëzit të Zinj/Zi janë nën një kërcënim I vazhdueshëm I dhunes qe vazhdon edhe sot e kesaj dite. Keqtrajtimi I tyre nuk ka mbaruar; vetëm ka ndryshuar formën.

Jo vetem qe njerëzit e Zinj/Zi kanë kembengulur, por edhe kane vazhduar kunder te gjitha pengesave. Ata janë rrahur nga policia, janë burgosur dhe vrarë tu luftuar për shum drejta qe ne të gjithë gëzojmë sot. Edhe ne sistem të padrejt qe na hedh kunder njëri-tjetrit, organizatorët te Zinj/Zi kan ndihmuar qe të mbarojn ligjet te padrejta te imigracionit dhe ndarja racore për në të gjithë.

Edhe pse ka pasur përparim, ky sistem I padrejtë eshtë ende eshtë fitues. Gjatë ketyre qindra viteve, qeveria jonë eshtë ende dukë vrarë njerëz të Zinj/Zi dhe nuk eshtë fajësuar për të.

Unë kuptoj qe jeni te merakosur dhe keni frikë nga plaçkitja dhe shkatërrimi I pronave që po shihni. Por imagjino sa I lenduar do të jesh kur ti shohësh njerëzit të tjerë dukë kujdesur me shumë për gjerat materiale se për jeten e të dashurve të tyre. Sa I/e lenduar duhet të jesh për të protestuar përmes një pandemie. Imagjino sa i/e lodhur do ishte duke luftuar kundër të njëjtës dhunë shtetërore, për të cilën të afërmit tuaj luftuan.

Kjo është arsyeja pse unë mbështes levizjen “Black Lives Matter” (“Jeta e njerëzve të Zinj/Zi ka rëndësi”).

Pjesa e kësaj mbështetje do me thanë se do të flas kur shoh njerëz në komunitetin tim — madje edhe familjen time — -që flasin ose bejn gjëra qe zvogëlojnë njerëzimin e njerëzve të Zinj/Zi. Heshtja jonë ka pasoja dhe ne duhet të flasim për të.

Unë jam përgjithmonë mirënjohëse për vuajtjet qe Shqiptarët e kanë përjetuar në një vend qe jo gjithmonë ka pas sjellje të mira ndaj jush. Ne kemi qenë të akuzuar (si fajtor) qe kemi sjellur varfëri, sëmundje, terrorizëm, dhe krim. Ju keni vuajtur përmes një vend paragjykues, në mënyrë që unë të kisha një jetë më të mirë.

Por këto vuajtje gjithashtu sqarojnë se ne jemi të gjithë bashkë, dhe ne nuk mund të ndihemi te sigurt derisa miqte, të dashurit/afermit, dhe komshijët të Zinj/Zi të jenë dhe ndihen të sigurt. Bota qe ne e dëshirojmë eshtë një vend ku mundemi të jetojmë pa frikë. Kjo është e ardhmja qe dua — -dhe shpresoj qe e deshironi edhe ju.

Me dashuri dhe shpresë,

Fëmijët e juaj (Të Shqiptarisë ne Amerikë)

Translated by: Blina P.

--

--